Shpërthimi i Tuchel: A keni b.thë t’i bëni këto pyetje në dhomat e zhveshjes?

25 Nëntor 2020
17:44
Denis Hakanaj
back button

Thomas Tuchel ka humbur durimin.

Pas disa ditëve të vështira, trajneri i Paris Saint-Germain është shfryrë pas ndeshjes së rëndësishme kundër Leipzig në Champions League.

Atyre që i kanë vënë në dukje se paraqitja e skuadrës së tij nuk ka qenë shumë e mirë dhe i ka kujtuar zërat mbi të ardhmen, ai u është përgjigjur:

“Na ka munguar vetëm ritmi. Më duket se ju gazetarët bëni gjithmonë të njëjtat pyetje. Shkoni dhe thojini këto gjëra në dhomat e zhveshjes, dua të shikoj nëse keni bythë për ta bërë. Nëse keni guxim, bëjeni”, ka thënë trajneri gjerman.

“Kundër Leipzig kemi ndërtuar shumë pak raste, por jemi mbrojtur me zemër dhe solidaritet, të gjithë të bashkuar. Kemi fituar dhe nuk do të kërkoj falje. Djemtë kanë dhënë gjithçka, kanë luajtur me zemër, kemi një mesatare prej shtatë të dëmtuarish në javë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit