Shpërthimi i Van Gaal: Disa klube duan të përfitojnë nga kriza

4 Prill 2020
18:03
Denis Hakanaj
back button

Kritika të ashpra nga Louis van Gaal kundrejt klubeve holaandeze, si Ajax, PSV dhe AZ që duan ta pezullojnë përfundimisht kampionatin.

“Futbolli aktualisht nuk është aspak i rëndësishëm. Por nëse konfirmohet se coronavirus është mposhtur, atëherë duhet të përfundosh kompeticionin”, ka thënë holandezi.

“Sporti ekziston për të përcaktuar një fitues në fushën e lojës. Dhe jo për të thënë pas 25 ndeshjesh që të ndalim gjithçka dhe të shpallim Ajax-in kampion. Ata që janë atletë e kuptojnë atë që po them. Më duket skandaloze mënyra sesi po përdoret problemi i shëndetit në diksutimin për të luajtu ose jo”.

Kush nuk do  të luajë më? Klubet që janë në Europë dhe ata që rrezikojnë rënien. Klube që abuzojnë nga kjo krizë për interesa personalë dhe më pas flasin për shëndetin publik. Shpresoj me të vërtetë që skuadrat e mesit  të renditjes të mund të garantojnë përfundimin e sezonit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit