SHPIFJE, SHPIFJE, SHPIFJE! Superiorja dhuron “penallti të pakuptimta”

3 Dhjetor 2018
13:15
Eraldo Harlicaj
back button

Kategoria Superiore sivjet ka humbur diçka nga shkëlqimi i viteve të kaluara. Nivel më i dobët, bordero më të ulëta e për rrjedhojë dhe më pak cilësi. Dënimi i Skënderbeut nga UEFA tkurri ekonominë dhe shpenzimet e klubeve të kampionatit tonë. Kemi një Partizan, i cili po kryeson dhe pse ka ndjekur politika të kundërta nga sezonet e kaluara, kryeqytetasit ende nuk e kuptojnë se si kampionati po shkon kaq mirë me paga normale dhe më të ulëta se zakonisht.

Nga krahu tjetër, kemi një Kukës “monoton”. Shpenzime të mëdha dhe shumë oshilacione, pa harruar dhe Flamurtarin që është në sagën e sezoneve të kaluara. Shumë zhumë për asgjë. Ndeshja me Kastriotin i vuri vulën duke konfirmuar ulje-ngritjet e mëdha të bregdetarëve. Nga fitorja me vendin e parë Partizanin, te humbja me vendin e fundin Kastriotin, në një fushë “patatesh”, por nuk ka rëndësi. Kushte të njëjta për të dyja skuadrat.

Pas takimit, zyrtari i bregdetarëve Cimi Ramaj lëshon një deklaratë shumë të fortë: “Ramadan Ndreu, vëlla, me një çantë me lekë. Premio për Kastriotin dhe gjyqtarët për të ndalur Flamurtarin”. Akuza të ashpra, por të pakuptimta, pasi verilindorët nuk do të donin të ndalnin Flamurtarin e vendit të gjashtë, por kryesuesit e kampionatit. Ekipi nënkampion i Shqipërisë nuk e la me kaq dhe reagoi përmes faqes zyrtare duke akuzuar vlonjatët për shpifje dhe marrjen e masave në rast përsëritjeje të situatave të tilla.

Duke iu referuar artikullit të botuar në gazetën ‘Panorama Sport’ ditën e sotme, bëjmë me dije të gjithë opinion sportiv, se Futboll Klub Kukësi asnjëherë nuk është përfshirë dhe as nuk do të përfshihet në situata të tilla, për të ndikuar në rezulatet e klubeve kundërshtare, pasi ne interesohemi vetëm për ecurinë e skuadrës sonë.

Drejtori i Menaxhimit në klubin tonë, Ramadan Ndreu, gjatë ndeshjes Kastrioti – Flamurtari ndodhej si ish-drejtues në këtë përballje, pasi ai është edhe banor i qytetit të Krujës.

FK Kukësi njofton, se në rast përsëritje të situatave të tilla do t’i drejtohemi organeve kompetente, pasi nuk lejojmë që të prishet imazhi i klubit me SHPIFJE të ulëta!!!”, – shkruhet në reagimin e verilindorëve.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit