Shpikje turke, rinovim kurioz tek ekipi i Loret Sadikut

13 Dhjetor 2018
13:47
back button

Një sezon shumë i çuditshëm ai aktuali në Turqi, ku janë përmbysur hierarkitë dhe ku sheh Basaksehir drejt titullit e Fenerbahçe pranë zonës së rënies nga Superliga. 

Një nga çudirat e kampionatit turk deri tani është Kasimpasa, klubi ku luan mesfushori shqiptar Loret Sadiku, ai që na refuzoi para pak ditësh, kur Christian Panucci mendoi ta rikthente në kombëtare. 

Klubi nga Stambolli ka bërë diçka të habitshme dhe të rrallë në futboll, sepse ka zyrtarizuar rinovimin me gjithë ekipin, njëherësh, deri në vitin 2021.

Edhe trajneri Mustafa Denizli është shpërblyer për punën e shkëlqyer, sepse ka rinovuar edhe ai deri në 2021.

Interesant është fakti se Kasimpasa është aktualisht në vendin e dytë në Superligën turke dhe ka sulmin më të mirë të kampionatit.

Klubi shpreson te pjesëmarrja në Champions League  ndaj ka vendosur të konfirmojë gjithë ekipin, për të mos humbur askënd falas verën e ardhshme dhe për të dhënë sinjalin se të gjithë janë njësoj të rëndësishëm për klubin.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit