“Shpresoj që një lojtar i Real ta fitojë Topin e Artë vitin e ardhshëm”, Ancelotti: Ja për kë votoj unë

1 Dhjetor 2021
15:26
Denis Hakanaj
back button

Topi i Artë 2021 është fituar nga Lionel Messi, një vendim që ka shkaktuar shumë debate.

Në lidhje me çmimin prestigjioz ka folur edhe Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid.

“Duhet t’i japim vlerën e duhur këtij çmimi. Messi ka fituar dhe është akoma një lojtar i madh. Çmimet individuale janë të rëndësishëm për lojtarët dhe i motivojnë. Por nuk ndodh asgjë edhe nëse nuk fitohen”, ka thënë Ancelotti.

“Shpresoj që vitin e ardhshëm ta fitojë një lojtar i Real Madrid. Po të kisha patur mundësinë të zgjidhja më të mirin, do të kisha zgjedhur Benzema. I dyti do të kishte qenë Vinicius, i treti Courtois , i katërti Casemiro, i pesti Kroos, i gjashti Camavinga…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit