Shqipëri-Gjeorgji mbyllet barazim, Reja fut në sherr skuadrat. Paqe mes Zvicrës dhe Kosovës

29 Mars 2022
19:52
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur me një barazim pa gola miqësorja e luajtur pasditen e sotme në  Air Albania Stadium mes  Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Kuqezinjtë kanë krijuar disa raste të rrezikshme, por nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë.

Gjakrat janë ndezur në minutën e 71-të, për shkak të futjes në fushë të trajneri Reja. Tekniku i Shqipërisë ka reaguar ndaj një simulimit të kundërshtarëve, duke e ftuar lojtarin të ngrihej në këmbë.

Ky gjest i trajnerit nuk është pritur mirë nga gjeorgjianët, të cilët kanë patur një përplasje me lojtarët kuqezi para stolit të Shqipërisë.

Është mbyllur në barazim edhe miqësorja tjetër e luajtur në Zyrih mes Zvicrës dhe Kosovë. Rashica ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 52-të, ndërsa zviceranët kanë barazuar në të 61-ën me Lotomba.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit