Shqipëri-Itali, formacionet zyrtare: Mancini bën zgjedhjen surprizë

16 Nëntor 2022
19:55
Denis Hakanaj
back button

Janë publikuar formacionet zyrtare të Shqipëri-Itali, miqësore që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Albanian Stadium në orën 20:45.

Trajneri Reja ka vendosur të aktivizojë si titullar në mbrojtje Mihajn, Kumbullën dhe Ismajlin, ndërsa Hysaj dh Lenjani do të luajnë nga krahët. Mesfusha kuqezi do të jetë e përbërë nga Bare dhe Abrashi me Bajramin i cili do të luajë mbrapa krahëve të dyshes sulmuese Broja-Uzuni.

Për sa i takon Italisë, ndryshe nga sa ishte menduar, trajneri Mancini ka zgjedhur të aktivizojë nga minuta e parë portierin Alex Meret dhe të lërë në stol Gianluigi Donnarumma-n.

Formacionet zyrtare

Shqipëria (3-5-2) – Berisha, Ismajli, Kumbulla, Mihaj; Hysaj, Abrashi, Bare, N.Bajrami, Lenjani; Broja, Uzuni. Në stol: Selmani, Kastrati, Gurishta, A.Bajrami, Bitri, Hadroj, Asllani, Laci, Ramadani, Mucolli, Cokaj, Roshi, Muci, Cara, Skuka. Commissario tecnico: Edy Reja.

Italia (3-4-3) – Meret; Scalvini, Bonucci, Bastoni; Di Lorenzo, Tonali, Verratti, Dimarco; Zaniolo, Raspadori, Grifo. Në stol: Donnarumma, Vicario, Mazzocchi, Gatti, Acerbi, Ricci, Barella, Pessina, Fagioli, Miretti, Pinamonti, Gnonto, Chiesa, Politano, Pafundi. Commissario tecnico: Roberto Mancini.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit