Shqipëria dhe Kosova në kahe të ndryshme, ja pozicionet në renditjen e FIFA-s

21 Tetor 2021
12:14
Alfred Lleshi
back button

Shqipëria “fotografohet” e 63-ta në renditjen mujore të FIFA-s për tetorin, me 5.60 pikë më tepër se muajin tjetër. Kujtojmë se kombëtarja jonë kuqezi, e drejtuar nga Edy Reja, zhvilloi dy ndeshje kualifikuese këtë muaj, duhe fituar 1-0 në Hungari dhe humbur po kaq, 1-0 në “Arena Kombëtare” ndaj polakëve.

Këta të fundit na rrëmbyen edhe vendin e dytë, duke na larguar nga “play-off”-i. Edhe për shtatorin mbanim këtë vend, të 63-tin në botë. Ndërkohë, renditja mesatare e kombëtares shqiptare koincidon me vendin e 79-të, në të gjitha kohërat. Vendi i 124-t ka qenë renditja jonë më negative në FIFA.

Kulmin në këtë drejtim, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

Nga ana tjetër, Kosovan pozicionohet e 113-ta pas humbjeve në kualifikueset e këtij muaji, që çuan edhe në shkarkimin e trajnerit Bernard Challandes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit