Shqipëria dhe Kosova ngjisin shkallët në renditjen mujore të FIFA-s

16 Shtator 2021
11:45
Alfred Lleshi
back button

Shqipëria e 66-ta në renditjen mujore të FIFA-s për shtatorin 2021. Në krahasim me muajin e shkuar, kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja kanë ngjitur tri vende, si pasojë e dy fitoreve në kualifikueset e “Katar 2022” ndaj Hungarisë dhe San Marinos.

Nga ana e saj, Kosova pozicionohet e 109-ta në listën e kombëtareve botërore. Edhe “Dardanët” kanë bërë një kapërcim të konsiderueshëm në raport me gushtin 2021, kur zinin vendin e 115-të. Pra, janë ngjitur 6 vende.

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit