Shqipëria e nis me gafë pjesën e dytë dhe pëson gol (Pamjet)

24 Shtator 2022
21:59
Denis Hakanaj
back button

Ka nisur me gol pjesa e dytë mes Izraelit dhe Shqipërisë. Kanë qenë vendasit që kanë zhbllokuar takimin që po zhvillohet në Tel Aviv.

Një gabim i pafalshëm i kapitenit Hysaj ka çuar te goli i izraelitëve. Lojtari i lazio-s ka humbur një top në krahun e djathtë dhe vendasit kanë përfituar duke shënuar më Weissman.

Tani skuadrës së Reja-s do t’i duhet një mrekulli për të marrë fitoren e parë në Grupin 2 të Ligës B të Nations League.

Kujtojmë se në pjesën e parë Armando Broja ka shpërdoruar një rast shumë të mirë të krijuar nga vetë ai në minutën e gjashtë të takimit.

VIDEO – GOLI I IZRAELIT – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit