“Shqipëria është e rrezikshme”, trajneri i Spanjës: Ja çfarë duhet të bëjmë

3 Dhjetor 2023
11:08
Denis Hakanaj
back button

Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës, ka komentuar shortin e Euro 2024: Furitë e Kuqe kanë rënë në të njëjtin grup me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë:

“Janë rivalë të denjë për kompeticionin, niveli është shumë i lartë”, ka deklaruar De La Fente për Marca-n.

“Të gjitha grupet janë të vështira, komplekse, por ndoshta i yni është ai që ka një nivel më të lartë, kjo do të na bëjë të fokusuar që në momentin e parë.

“Ne e njohim Italinë dhe Kroacinë në mënyrë perfekte. Po ashtu edhe Shqipërinë, një ekip shumë i rrezikshëm”.

Trajneri ka komentuar edhe kalendarin:

“Ne do të duhet ta fillojmë fuqishëm sepse dy rivalët e parë janë Kroacia dhe Italia, por përvoja ime më thotë se në këto turne kushdo që vjen më i përqendruar ka fituar shumë.

“Kështu që mendoj se është e dobishme të fillojmë kështu sepse lojtarët do të jenë të bllokuar nga minuta e parë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit