Shqipëria fitoi 5-0, Duka ka dedikim të veçantë për… të pazëvendësueshmit

9 Shtator 2021
8:43
Alfred Lleshi
back button

Pas fitores 5-0 ndaj San Marinos, lumturia ka qenë e ligjshme në kampin kuqezi. Ndër to, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është shprehur: “Ishte shumë e rëndësishme, sepse nuk toleruam në asnjë çast, pavarësisht diferencave që normalisht kishim me kundërshtarin. Duke shënuar shumë gola treguam forcën tonë në sulm.

Jam i lumtur për fitoren dhe sidomos për disa risi dhe futbollistë që fituam nga kjo ndeshje. Do të vazhdojmë me këtë ritëm dhe shpresojmë që me “këmbë në tokë” të marrim maksimumin nga dy ndeshjet e tetorit, që padyshim janë vendimtare për ecurinë tonë. Të gjithë jemi pranë kombëtares.

Një falënderim i veçantë u takon “të pazëvendësueshmëve”, tifozëve të Kombëtares, të cilët na kanë mbështetur si gjithmonë në këto ndeshje vendimtare. Dhe padyshim do të na mbështesin në të ardhmen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit