Shqipëria fiton, Reja befason: Prisja më shumë…

9 Tetor 2021
23:37
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka folur pas fitores ndaj Hungarisë.

“Duhej të kishim shënuar në pjesën e parë, ndoshta nuk kemi qenë të aftë teknikisht, prisja më shumë. Megjithatë, duhet të them se është e vështirë të luash ndaj një ekipi të fortë si Hungaria”, ka thënë trajneri italian.

“Në pjesën e dytë kemi qenë më mirë. Jemi të lumtur sepse nuk është e lehtë të fitosh kë tu. Do të luajmë shanset tona dhe të shohim nëse mund ta arrijmë ëndrrën”.

Në lidhje me skuadrën: “Ky ekip ka ndryshuar mentalitet, më përpara ishim më të tërhequr, tani jemi më sulmues. Kemi patur tre raste për gol sot dhe duhej të kishim shënuar më parë dhe të kishim vuajtur më pak në fund”.

Më pas ka ardhur paralajmërimi për Anglinë dhe Poloninë: “Mund të humbasim ndaj tyre, por do të jetë e vështirë edhe për ata. Jemi gati të plotësojmë disa mangësi taktike dhe të përballojmë skuadra të forta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit