Shqipëria frikëson Poloninë, Sousa: Shqiptarët bëjnë një gjë shumë mirë

10 Tetor 2021
10:00
Denis Hakanaj

Pas fitores së pastër kundër San Marino-s, Paulo Sousa, trajneri i Polonisë, ka folur  për ecurinë e polakëve në fazën kualifikuese të Kupës së Botës, me kualifikimin që është në rrezik për shkak të Shqipërisë.

Në fakt, nëse kuqezinjtë fitojnë ndaj Polonisë në ndeshjen e së martës në mbrëmje, polakët do të eliminoheshin nga gara për një vend në Katar.

“Të martën do të jetë ndeshja kyçe. Gjithçka varet nga ne. Shqiptarët nuk lejojnë shumë hapësira. Duhet të tregojmë një forcë të madhe individuale”, ka thënë Sousa.

“Do të duhet të jemi të përqendruar. Do të duhet të kemi lojtarët më të mirë në pozicionet më të mira të mundshme’.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit