“Shqipëria ime, jam krenar për ty. Rama më zgjodhi te stoli kuqezi”, Reja emocionohet!

31 Mars 2020
15:58
back button

Trajneri i Shqipërisë, Edorado Reja, në një intervistë për “Corriere dello Sport” ka folur për gjestin e kombit përfaqësuesen e të cilit ai drejton në stol dhe fjalët e kryeministrit Edi Rama, në raportin vëllazëror mes dy shteteve.

“Ramën e njoh që në kohët e Lazios, më donte te stoli i Shqipërisë. Gjesti i tij ishte i jashtëzakonshëm, jam krenar që udhëheq këtë kombëtare. Eshtë një shembull që duhet përhapur në nivel botëror: një komb më pak i pasur në krahasim me shumë shtete të tjera në Europë që tregoi solidaritet të pakrahasueshëm”.

Sa i përket përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri: “Përhapja është kufizuar: Rama, pas rasteve të para, ishte i vendosur të mbyllte gjithçka. Shtetrrethim nga ora 13:00 deri te dita e nesërme, askush në rrugë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit