Shqipëria kundër Greqisë, Kosova kundër Rusisë; ja shorti i Europianit U-19

6 Dhjetor 2018
11:17
Alfred Lleshi
back button

Nevil Dede ka mësuar kundërshtarët e kombëtares që ka marrë përsipër të drejtojë, U-19, për llogari të fushatës kualifikuese të Kampionatit Europian të kësaj grup-moshe. Gjithçka është zbardhur sot, në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, ku është hedhur edhe shorti përkatës.

Shqipëria ka rënë në grupin 4, bashkë me Greqinë, Belgjikën dhe Islandën. Nga ana e saj, Kosova U-19 do të ketë rivalë Rusinë, Poloninë dhe Uellsin, në grupin 5. Në fushatën kualifikuese do të marrin pjesë 52 përfaqësuese, që do të synojnë të shkojnë në fazën finale të kompeticionit, në Irlandën e Veriut.

Dy të parët e çdo grupi, së bashku me ekipin e tretë më të mirë, do të kualifikohen për në “Elite Round”, fazë e cila do të zhvollohet në Portugali, në pranverën e vitit 2020. Shtatë fituesit e “Elite Round” do të bashkohen me Irlandën e Veriut në fazën finale të korrikut 2020. 52 pjesëmarrësit e kualifikueseve të këtij Europiani janë ndarë në 13 grupe, me nga katër skuadra.

Grupi 4: Greqia, Belgjika, Islanda, Shqipëria

Grupi 5: Rusia, Polonia, Uellsi, Kosova

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit