Shqipëria leksion Bosnjës, triumfon 3-0 dhe i afrohet “final four”

8 Qershor 2022
22:38
Telesport
back button

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj fitoi sot në mbrëmje 3-0 ndaj Bosnjë-Herzegovinës, ndeshje e vlefshme për Ligën e Argjendtë . Takimi mes dy skuadrave rivale të Grupit B u luajt në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet, aty ku kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka arrin një fitore të madhe, që i afron me “final four”.

Kjo është fitorja e tretë radhazi e Shqipërisë në këtë event ndërkombëtar, që vjen pas dy humbjeve në dy sfidat e para. Kështu, pas pesë ndeshjesh, Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë, në kuotën e 10 pikëve, një më pak se Rumania e vendit të parë. Kjo e fundit u mund sot në mbrëmje 3-1 nga Maqedonia e Veriut.

Takimi i sotëm u ndoq nga mjaft shikues, që mbështetën skuadrën gjatë gjithë kohës dhe nuk dolën të zhgënjyer. Në të trija setet loja u komandua nga kuqezinjtë, që e dominuan ndeshjen në të gjitha drejtimet. Setet u mbyllën me një dominim të Shqipërisë, që i fitoi setet me shifrat 25-16, 25-17 e 25-21, duke e merituar fitoren.

Liga e Argjendit-Grupi B

24 maj, Shqipëri-Rumani, 1-3

28 maj, Bosnjë H.-Shqipëri, 3-2

1 qershor, Maqedoni V.- Shqipëri, 1-3

4 qershor, Shqipëri – Maqedoni V., 3-1

8 qershor, Shqipëri – Bosnjë H., 3-0

12 qershor, Rumani – Shqipëri, 17:00

Lajme të tjera

Lajmet e fundit