Shqipëria në Mesdhetare/ Abakarov në finale për të artën, Hajdari e Dudaev sfidë për të bronztën

27 Qershor 2022
21:56
Telesport
back button

Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po zhvillohen në Algjeri, sporti i mundjes i sjell medaljet e para Shqipërisë. Mundësi rus por që garon për Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov, ka dalë në finalen e peshës 65kg të stilit të lirë.

Në gjysmëfinalen e zhvilluar sot në mbrëmje, ai mundi 9-0 serbin Stevan Micic, në një përballje të dominuar nga mundësi kuqezi. Finalja do të zhvillohet të martën në mbrëmje dhe përballë Abakarov do të jetë egjiptiani Yehia Hafez.

Për medaljen e bronztë do të duelojnë po të martën edhe dy mundës të tjerë kuqezinj. Në gjysmëfinalen e zhvilluar sot, Osman Hajdari u mund 10-0 nga turku Fatih Erdin në peshën 86kg të stilit të lirë, duke mos dalë në finale.

Hajdari do të duelojë për medaljen e bronztë ndaj qipriotit Chorias Charalambos. Shans për medaljen e bronztë ka nesër edhe Islam Dudaev, mundësi tjetër me origjinë ruse, por që garon për Shqipërinë. Ai është ripeshkuar në peshën 74kg të stilit të lirë dhe të martën do të përballet me algjerianin Abdelkader Ikkal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit