Shqipëria në “pikiatë”, merr lajmin e hidhur nga FIFA

22 Tetor 2020
11:51
Alfred Lleshi
back button

Shqipëria humb tri vende në renditjen e FIFA-s për muajin tetor. Qeveria botërore e futbollit ka përditësuar klasifikimin e kombëtareve, anëtare të saj, pas kualifikueseve të tetorit, në të cilat kuqezinjtë morën dy barazime, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, në transfertë. Nga vendi i 66-të, tashmë kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja ka zbritur e 69-ta. Edhe Kosova ka zbritje në klasifikimin e radhës të FIFA-s, por jo me kaq vende sa Shqipëria. “Dardanët” humbin vetëm një pozicion, nga të 116-t e shohin veten të 117-t.

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës. Sa për histori, vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit