Shqipëria shënon me një aksion perfekt, tifozët braktisin kombëtaren (Pamjet)

19 Nëntor 2022
18:19
Denis Hakanaj
back button

Kombëtarja shqiptare është kthyer në fushë për të luajtur ndeshjen e fundit të iti 2022, me qëllimin për të gjetur fitoren e parë në një vit kalendarik.

Kuqezinjtë e Reja-s po përballen në Air Albania Stadium kundër Armenisë. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur në avantazh 1-0 për Shqipërinë.

Goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në minutën e 28-të të sfidës dhe është realizuar nga sulmuesi 24-vjeçar i Partizanit, Skuka, i cili ka finalizuar në mënyrën e duhur një aksion perfekt.

GOLI I SKUKES – VIDEO

Takimi mund të ishte zhbllokuar më herët nëse arbitri do të kishte akorduar një penallti në favor të Skukës pas një faulli të pësuar në zonën e rreptësisë. Megjithatë, gjyqtari nuk ka qenë dakord as pas ndërhyrjes së VAR.

Në krahasim me miqësoren e luajtur kundër Italisë tri ditë më parë, bie në sy një mungesë e theksuar e tifozëve në mbështetje të kuqezinjve, me stadiumin që është pothuajse i boshatisur.

RASTI I PENALLTISE – VIDEO

Formacionet

SHQIPËRIA: Berisha, Mihaj, Kumbulla, Bajrami, Hadroj, Laçi, Asllani, Çokaj, Lenjani, Skuka, Muçi.

ARMENIA: Buchnev, Voskanianyan, Haroyan, Mkrtchyan, Grigoryan, Hartyunyan, Dashyan, Hovhannisyan, Bichakhchyan, Babayan, Shaghoyan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit