SHQIPËRIA SHKRUAN REKORDIN! Kurrë si këtë herë…

10 Tetor 2021
0:02
Telesport

Vazhdon të surprizojë Shqipëria dhe e bën duke mundur dy herë Hungarinë në grup. Heroi është i zakonshmi Armando Broja…

Fitorja me Hungarinë ishte mjaft e rëndësishme për fatet e Kombëtares për të luftuar deri në fund për një biletë në Botëror.

Por ky 3 pikësh ishte historik për Kombëtaren pasi asnjëherë më parë në historinë tonë nuk kemi arritur të grumbullojmë 15 pikë në grupet eliminatoreve qoftë të Europianit dhe ato të Botërorit.

Tre fitore në tre sfidat e fundit kanë bërë që Shqipëria të besojë deri në fund gjithashtu të shënojë rekord në aspektin e historisë.

Në vitin 2016 kur kuqezinjtë shkuan në Europian, grumbulluam 14 pikë me trajnerin Gianni De Biasi në krye, por ndryshe nga ajo herë këtë radhë kemi dhe 3 sfida të tjera përpara që të arrijmë të grumbullojmë akoma dhe më shumë pikë që do të na dërgonin për herë të parë në historinë tonë si Kombëtare në Botëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit