Shqipëria shqetëson kampionët e botës: Nuk do të jetë e lehtë

2 Dhjetor 2018
15:07
Denis Hakanaj
back button

Shorti i fazës kualifikuese për Euro 2020 e ka pozicionuar Shqipërinë në Grupin H, bashkë me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Një grup i lehtë, të paktën në letër, për Francën kampione të botës në fuqi, por trajneri Deschamps nuk është i këtij mendimi.

"Islanda është një skuadër e fortë dhe nuk është e lehtë të luash kundër tyre. Më pas na presin udhëtime të gjata në Shqipëri dhe Turqi", ka thënë Deschamps për UEFA.com.

"Gjithsesi, çdo fushatë kualifikuese është gjithmonë e vështirë".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit