Shqipëria sot pa gara, kuqezinjtë vijojnë stërvitjen për sfidat e radhës

26 Korrik 2021
13:08
Telesport
back button

Dita e tretë e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” ka qenë ditë pushimi për delegacionin kuqezi për sa i përket garave, pasi asnjë nga sportistët kuqezinj nuk kishte garë.

Gjithsesi, të gjithë sportistët kanë vijuar përgatitjet e tyre për sfidat e radhës. Nesër (27 korrik) do të jetë radha e notarit Kledi Kadiu, që garon në 100 metra stil i lirë.

Ai po stërvitet në pishinë bashkë me notaren tjetër Nikol Merizaj dhe trajnerin Arian Fetishaj.

Stërvitje vijojnë në palestër edhe shtangistët Erkand Qerimaj e Briken Calja, ndërsa dy atletët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj përgatiten në mjediset e stadiumit olimpik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit