Kombëtarja

Shqipëria U-21 humb thellë në miqësoren me U-21 të Suedisë

Ekipi kombëtar Shpresa (U-21) është mundur edhe në ndeshjen e dytë miqësore, pas humbjes me Kazakistanin në Bullgari. Kësaj here djemtë e Skënder Gegës janë mundur nga 21-vjeçarët suedezë, me rezultatin 1-4. Pjesa e parë ka përfunduar 1-0 për vendësit (shënon Strandberg në minutën e 21-të), që duhet thënë që pjesa më e madhe e futbollistëve kanë qenë në moshën 19 vjeçare.

 

Në pjesën e dytë Suedia shënon shpejt golin e dytë me anë të Gustafson, pikërisht në minutën e 51-të. Kuqezinjtë duket sikur futen në lojë për të paktën një barazim pesë minuta më vonë, ku Albion Avdiaj ngushton diferëncën në 2-1. Por Lundholm në minutën e 74-t dhe sërish Strandberg në minutën e 81-të e çojnë rezultatin në 4-1, duke i shkaktuar një humbje të thellë U-21 të Shqipërisë.

Më shumë nga Kombëtarja