Shqiptarët nuk harrojnë, kjo është hakmarrja ndaj Francës (VIDEO)

17 Nëntor 2019
22:20
back button

Dy muaj më parë, kur Shqipëria ndeshej në Francë ndaj “Gjelave”, nga pritësit u vu në lojë një gafë e dyfishtë, kur të dy përfaqësueset ishin rreshtuar në fushë për të dëgjuar himnet respektive.

Kur ishte piëkrisht koha e himnit të Shqipërisë, nga regjia është luajtur himini i Andorras. Sikur kjo të mos mjaftonte, spikeri, në tentativën për të sqaruar gafën, iu referua ekipit kuqezi dhe tifozëve shqiptarë, se shumë shpejt do të luhej himni i Andorrës.

Koha për hakmarrje: në inaugurimin e “Air Albania Stadium”, Shqipëria ndeshet pikërisht me Francën. Pikëirsht kur ishte momenti i këndimit të himnit francez, stadiumi ka shpërthyer në vërshëllima, si për hakmarrje për gafat e francezëve të dy muajve më parë.

Një fakt që nuk mund të kalonte pa komentet e vetë francezëve. Ishte gazetari i “Le Figaro”, Baptiste Desprez, që në profilin e tij në “Tëitter” ka postuar një video të shoqëruar me komentin: “Marsejezja e vërshëllyer në “Air Albania Stadium” para ndeshjes Shqipëri-Francë. Nuk është surprizë. Si për kujtesë, në shtator, në “Stade de France”, himni shqiptar përjetoi një injorim të vogël”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit