Futboll

Shqiptarët “tkurren” për kombëtaren, mësohet numri i biletave të shitura

Shqipëria do të luajë kundër Skocisë në ndeshjen e fundit të vlefshme për UEFA Nations League. Takimi kundër ishullorëve do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, ditën e shtunë, prej orës 20:45. Për ekipin kombëtar kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme, pasi në rast se nuk arrin një rezultat pozitiv atëherë do të ulemi nga liga C në atë D, duke prekur praktikisht fundin. Rezultati i kësaj sfide vendos dhe të ardhmen e trajnerin Christian Panucci, por nuk jemi aq të ndjeshëm për teknikun italian.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes mendohej se Shqipëria do të kishte një përkrahje të madhe në këtë sfidë. Takimi kundër Izraelit në “Elbasan Arena” na la shumë të zhgënjyer, ndërsa ndaj skocezëve ka një trend tjetër më pozitiv, por shumë pak. Telesport kontaktoi me agjencinë e shitjes së biletave dhe bëhet me dije se deri në mesditën e ditës së premten janë shitur vetëm 6 mijë bileta në total. Një shifër e frikshme kur e mendon se Federata Skoceze e Futbollit ka kërkuar 2000 mijë bileta.

Nisur nga ky trend, vihet re se dhe stadiumi i Shkodrës nuk do të jetë i zjarrtë, por me një atmosferë të vakët. Skocezët kanë “pushuar” Tiranën që të enjten, ndërsa duket se do të dhurojnë një atmosferë më të zjarrtë se tifozët tanë. Ndjeshmëria ndaj kombëtares ka rënë dhe kjo është evidente tashmë. Rezultatet dhe loja që nuk ka bindur ka ndikuar goxha, ndërsa duhet pranuar se dhe paraqitjet e mira të Përfaqësueses së Kosovës që ka fituar mbështetësit e saj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Kroëd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Kroëd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Futboll