Shqiptari do të zëvendësojë grekun, drejt rikthimit në Serie A

20 Gusht 2019
10:10
Alfred Lleshi
back button

Roma vazhdon të kërkojë një mbrojtës qendror, pas largimit të Manolas. Udhëheqja e verdhekuqve po shqyrton mundësinë e marrjes së Shkodran Mustafit, tani jashtë planeve të Arsenalit. Transferimi është i mundur në bazë të huazimit, si fillim, me të drejtën e blerjes përfundimtare.

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi shqiptar, kampion bote me Gjermaninë, mund ta çlirojë veten nga “Topçinjtë”. Petrachi mban kontakte me udhëheqjen e klubit londinez. Ish-lojtari i Sampdoria mund të mbërrijë i huazuar, pastaj të blihet për 20-25 milionë euro në fund të sezonit. Shqiptari fiton 3 milionë euro në sezon, një pagë brenda parametrave të vendosur te Roma.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit