Shqiptari habit Holandën, Kombëtarja ka një armë shtesë

13 Janar 2020
21:55
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm shumë i mirë për kombëtaren e Shqipërisë, pasi trajneri Edy Reja mund t’i besojë më shumë Lindon Selahit. Mesfushori shqiptar i Twentes është përfshirë në listën e lojtarëve me më shumë duele të fituara gjatë këtij sezoni.

Ai renditet ndër 5 me të mirët, pasi ndodhet në vendin e katërt me 143 duele të fituara. Vendin e parë e ka zënë Vangelis Pavlidis me 156 ndërhyrje të sakta, Luis Sinisterra me 153 dhe Zeefuik me 147 ndërhyrje. 

Reja duket se ka gjetur mesfushorin shkatërrues për t’u bazuar në të ardhmen. I riu pritet të mbajë një rol kyç në vitet e ardhshme te Kombëtarja. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit