“Shqiptari i parë në Bolivi”, Sadiku merr faqet e gazetave! Bolivar dhe goditja “Libertadores”

24 Janar 2021
16:42
Telesport
back button

Bolívar vazhdon të befasojë. Me synimin e pjesëmarrjes së tij në Copa Libertadores dhe pasi krijoi një aleancë me City Football Group Academy, njoftoi një nënshkrim shumë emocionues: atë të sulmuesit shqiptar Armando Sadiku.

“Mirësevjen Armando Sadiku, 29 vjeç, sulmues i fuqishëm i cili u dallua në ligat kryesore në Evropë duke shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi. Shqiptari i parë që mbërrin në Bolivi,” tha Marcelo Claure, kreu i Bolívar.

Sadiku vjen në ekipin Bolivian pasi anuloi kontratwne  tij me Erzurumspor, skuadra turke. Pwrpara se tw transferohej nw Turqi sulmuesi kuqezi kishte luajtur me Malaga nw divizionin e dytw spanjoll.

Sadiku është një nga përforcimet krejt të reja për sulmin e Bolívar pas argjentinasit Leonardo Ramos dhe bolivianit Bruno Miranda, padyshim një garë e shëndetshme për arritjen e objektivave.

“Duhet të theksohet se Bolívar do të luajë nw Copa Libertadores nga faza e dytë paraprake dhe duhet të kapërcejë dy raunde kualifikuese për t’u kualifikuar në fazën e grupeve. Me nënshkrime si Sadiku, ëndrra është e mundur”, shkruan gazeta Libero.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit