Shqiptari kuqezi shkëlqen në Hollandë, përfshihet në top-formacionin e javës

18 Shkurt 2020
13:39
Alfred Lleshi
back button

FC Twente fitoi 2-0 ndaj AZ, brenda në shtëpi, fundjavën e kaluar. “Algemeen Dagblad”, një media e njohur holandeze, ka përfshirë jo më pak se tre lojtarë të klubit nga “Enschede” në formacionin e javës, pas atij suksesi bindëse. Ata janë Calvin Verdonk, Lindon Selahi dhe Julio Pleguezuelo. Pra, te më të mirët është përfshirë edhe futbollisti ynë kuqezi, i grumbulluar në kualfikueset e fundit nga trajneri Edy Reja. 

Në vlerësimin e kësaj ndeshjeje, Selahi ka marrë notën 7.5, duke pasur para vetës vetëm Pleguezuelo (8). Për momentin, FC Twente, skuadra e shqiptarit tonë, renditet në vendin e 12 (nga 18 ekipe pjesëmarrëse) të “Eredivisie”, me 27 pikë në 23 ndeshje. Selahi, nga ana e tij, ka luajtur 22 ndeshje në kampionat (1602 minuta) dhe ka shënuar një gol, pikërisht ndaj Emmen, në fitoren 4-1 të datës 25 tetor 2019.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit