Shqiptari mahnit Chelsea, shënon golin e fitores për të festuar kontratën e re

7 Janar 2020
12:32
Alfred Lleshi
back button

“Goal.com” i ka kushtuar një shkrim të veçantë futbollistit 18-vjeçar shqiptar, që po shkëlqen në ekipet e të rinjve të Chelsea. Fjala është për Armandoi Broja, i cili stërvitet që 9 vjeç në akademinë e bluve të Londrës. Ai luan aktualisht me të gjitha ekipet, nga U-18 deri te U-23, të klubit të kryeqytetit anglez. Së fundi ka rinovuar kontratën, teksa është në fokusin e trajnerit Frank Lampard për t’i dhënë mundësinë në ekipin e parë, ashtu si tetë kolëgevë të tjerë të tij. Ja shkrimi i plotë:

“Armando Broja festoi zgjatjen e kontratës së tij të Chelsea deri në vitin 2022, me golin fitues të ndeshjes kundër Tottenham, në ndeshjen e parë të skuadrës së të rinjve për vitin 2020. Përfaqësuesi i Shqipërisë U-21 ruajti rekordin e pamposhtur të Chelsea U-23 në Premier League 2, me një goditje mahnitëse drejt portës kundërshtare, në minutën e 82-të të së martës, duke vulosur fitoren 1-0 për blutë. Kontributi i Brojës në këtë ndeshje vjen pas takimit me drejtuesit e klubit në “Stamford Bridge”, të shtunën, për të zgjatur kontratën e tij. Ky është një lajm i mirë për “Blues”, të cilët e kanë përdorur 18-vjeçarin si sulmuesin kryesor në ekipet e të rinjve.

Rruga e ndjekur nga Frank Lampard për lojtarët me perspektivë të akademisë së Chelsea është një arsye kryesore për rinovimin e kontratës së Brojës, pasi shqiptari shikoi tetë produkte të akademisë të bëjnë debutimin në ekipin e parë, me trajnerin e ri, këtë sezon. Broja ka shënuar 16 gola në 23 ndeshje, këtë sezon, dhe luan në të gjithë nivelet e të rinjve të Chelsea, nga U-18 vjeç deri te U-23. I riu ka mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë, ose Anglinë në rang kombëtaresh, por aktualisht është pjesë e të parës, vendit ku kanë lindur prindërit e tij. Ai u bashkua me Chelsea në moshën 9 vjeç, pasi u vëzhgua në qytetin e lindjes, Slough.

Rinovimi i kontratës së Brojës është fitorja e fundit e Chelsea në shmangien e situatave të tilla si anësori i talentuar Callum Hudson-Odoi, i cili ishte gati se të bashkohej me Bayern Munich sezonin e kaluar, me kontratën e tij që po përfundonte në vitin 2021.

Hudson-Odoi tashmë ka rinovuar, së bashku me “të diplomuarit” e tjerë të akademisë, si Cobham, Mason Mount, Fikayo Tomori, Ruben Loftus-Cheek, Billy Gilmour dhe portiere Jamie Cummings. Për më tepër, “Blues” janë duke punuar për kontrata të reja me Tammy Abraham, Reece James dhe Tino Anjorin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit