Shtanga zhvillon Kupën e Shqipërisë, test pozitiv para botërorit

29 Tetor 2021
12:31
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Peshëngritjes, ka organizuar Kupën e Shqipërisë, një event që mblodhi në kryeqytet shtangistët më të mirë në vend. Evangjeli Veli për femra (pesha 59kg) dhe Briken Calja për meshkuj (pesha 73kg), të dy fitues në këtë event në peshat përkatëse, u shpallën “Sportistët më të mirë”.

Në këtë turne morën pjesë edhe mjaft peshëngritës të rinj, që do të jenë e ardhmja e këtij sporti dhe që bënë një paraqitje pozitive. Gjatë Kupës së Shqipërisë, peshëngritësit ruajtën mjaft rezerva, duke mos u sforcuar dhe evituar ndonjë dëmtim, pasi në dhjetor do të zhvillohet botërori në Uzbekistan.

Ne synojmë zonën e medaljeve në Botëror, ndaj dhe organizuam këtë event, për të testuar sportistët. Gjendja e tyre është e mirë dhe paraqitja e viteve të fundit, si në Europianë, Botërore apo Olimpiadë, na mbush me shpresë për Kampionatin Botëror të Uzbekistanit. Në Kupë sportistët nuk u sforcuan, për të dhënë maksimumin në Botëror”, tha presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit