Shtanget Argjentina, gjigantët e Europës duan Scaloni-n

25 Nëntor 2023
16:06
Denis Hakanaj
back button

Pas deklaratave të papritura të Lionel Scalonit, AFA (Federata e Futbollit të Argjentinës) i kishte qetësuar gjërat. Sipas Argjentinës, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për largimin e trajnerit sepse ka besim mes palëve.

Mirëpo, problemi ka lindur në orët e fundit, kur nga Spanja u përhap lajmi për një lëvizje të bujshme të Real Madrid.

Sipas asaj që raportohet nga Sport, Los Blancos kanë menduar edhe për Lionel Scalonin si zëvendësues të mundshëm të Carlo Ancelottit, i cili është drejt largimit (pranë stolit të Brazilit).

Fillimisht të gjithë sytë ishin te Xabi Alonso, më pas De Zerbi dhe tani është radha e argjentinasit.

Nuk dihet ende nëse ka pasur një diskutim të vërtetë mes palëve, ndaj nuk mund të konstatohet nëse deklaratat në fund të ndeshjes kualifikuese janë të lidhura me interesin e Real Madridit.

Sigurisht, tani që ai ka mësuar për këtë interes, Scaloni mund të jetë i tunduar dhe ndoshta nuk do të dojë ta humbasë këtë mundësi.

Në fund të fundit, mundësi të tilla vijnë vetëm një herë në jetë. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit