Lajm i keq për Bayern Munich.
Një javë pas shitjes së Noussair Mazraoui te Manchester United, Vincent Kompany humbet mbrojtësin e tij të djathtë.
Josip Stanisic, i cili u rikthye në Bavari pas një huazimi të shkëlqyer te Bayer Leverkusen (fitoi Bundesliga-n dhe Kupën e Gjermanisë), u ndal në ndeshjen e Kupës kundër Ulm dhe sot ka ardhur përgjigja pas testeve: këputje e ligamentit anësor të gjurit të djathtë.
Një dëmtim i rëndë, i cili do ta lërë Kompany-n pa titullarin në krahun e djathtë për disa javë. Stanisic tashmë i është nënshtruar një operacioni, pasi drejtori sportiv Max Eberl njoftoi:
“Ai tashmë i është nënshtruar një operacioni këtë mëngjes. Ky është një lajm i keq që do të na duhet ta durojmë këtë javë. Fatkeqësisht ai tani do të jetë jashtë për disa javëm. I urojmë të gjitha të mirat”.
Stanisic do të kishte luajtur shumë këtë vit, gjë që e dëshmon fakti se ai është zgjedhur gjithmonë si titullar në miqësoret dhe kupa gjatë fazës para-sezonale.
Tani, për ta zëvendësuar atë, Kompany do të duhet të rikthejë Kimmich në mbrojtje ose të fokusohet te Boey. Për momentin, Bayern Munich nuk duket i gatshëm të kërkojë një zëvendësues në merkato.