Shtangisti zhduket pa lënë gjurmë nga Fshati Olimpik, policia nis kërkimet

16 Korrik 2021
12:48
Telesport
back button

Një peshëngritës nga Uganda, Julius Sekitoleko, pak ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, është zhdukur pa lënë gjurmë. Autoritetet policore japoneze kanë nisur kërkimet për 21-vjeçarin afrikan, pas sinjalizimit që bënë organizatorët e Olimpiadës dhe delegacioni afrikan.

Sportisti nuk u paraqit në testimin e përditshëm të testit anti-Covid që kryhet në qendrën shëndetësore dhe nuk ndodhej as në dhomën e tij të hotelit. Kërkimet kanë 24 orë që kanë nisur por ende nuk ka asnjë informacion për shtangistin, që mendohet se është larguar nga Fshati Olimpik.

Pas mbërritjes në Tokio, dy pjesëtarë të delegacionit olimpik të Ugandës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në aeroport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit