“Shtëpia e Partizanit”, punimet me ritme të shpejta! (FOTOT)

5 Shkurt 2020
19:40
back button

Stadiumi i ri i Partizanit nuk është ende gati, por punimet për ndërtimin dhe përfundimin e tij janë duke ecur me ritme të shpejta. Klubi i kuq shpesherë lajmëron edhe duke ilustruar me foto se në çfarë shkalle kanë arritur punimet, teksa pritet që sezonin e ardhshëm, kampionët e Shqipërisë të nisin të luajnë pikërisht në këtë impiant.

“Vijojnë me ritme të shpejta punimet në stadiumin FK Partizani. Aktualisht po përfundojnë sistemimet dhe gjelbërimet pjesë e projektit të stadiumin. Gjithashtu po mbulohet sektori tribunës dedikuar grupimit ultras.

Ka përfunduar kampata betonarme e cila do të mundësojë hyrjen e mjeteve (autobusë dhe makina) në zonën e parkimit të stadiumit. Në tribunën qendrore kanë përfunduar sistemet e kondicionimit, sistemet hidrosanitare , sistemet elektrike dhe janë duke përfunduar vetratat e duralumin”, shkruan klubi i kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit