Shtëpia e Partizanit thuajse gati, Rama-Demi në inspektimin e punimeve (FOTOT)

10 Mars 2020
16:38
back button

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, në shoqëri të presidentit të ekipit kampion, Gazment Demi, kanë inspektuar sot punimet në stadiumin e ri të Partizanit (“Shtëpia e Kampionëve”), që është duke marrë formë dita-ditës.

Pritet që për sezonin e ri futbollistik, pra atë 2020-2021, stadiumi do të jetë gati për të pritur ekipin e kuq, teksa në statusin e tij në Instagram, Rama shkruan: “Puna vazhdon. Foto nga vizita e sotme në shtëpinë e re të Partizanit e cila ecën me hapa të shpejtë përpara. Së shpejti ndeshjet këtu me publikun tonë të zjarrtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit