Shtëpia e re e MMA-së në “fight island”, ja projekti madhështor i Dana White

27 Nëntor 2020
11:41
Telesport
back button

Pasi pandemia Covid-19 “pushtoi” botën dhe shumë sporte u ndalën edhe ai i arteve marciale mikse pati një pushim të shkurtër. Dana White, presidenti i UFC-së, nuk hoqi dorë nga një projekt, të ndërtonte një arenë për të zhvilluar duelet e arteve marciale mikse edhe gjatë pandemisë dhe ia doli mbanë.

Ky projekt u realizua në Abu Dhabi, duke krijuar të famshmin “fight island”, ishulli idueleve. Në kafazin e ndërtuar aty janë ngjitur Khabib Nurmagomedov, Jorge Masvidal e mjaft kampionë të tjerë të UFC-së, por të gjitha duelet u zhvilluan pa fansa edhe pse arena mund të mbajë deri në 4500 persona (Flash Forum Arena).

Gjithsesi, ky kampus i ndërtuar aty i dha idenë Dana White për një projekt edhe më të madh, të ndërtojë një stadium me 18 mijë vende vetëm për artet marciale mikse. Projekti është gati, duket madhështor dhe do të ndërtohet në Lindjen e Mesme.

Ky stadium, që nuk do të jetë vetëm për UFC-në, por shumë-funksional, pritet të kushtojë 1 miliardë dollarë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit