Shterpësi në 2019-ën, Nadal ka gati planin për t’u rikthyer te suksesi

1 Maj 2019
11:34
Telesport
back button

Viti 2019 nuk ka nisur shumë mirë për tenistin spanjoll Rafael Nadal, që ka arritur 17 fitore e 4 humbje deri më tani. Gjithsesi, ajo që ka më shumë rëndësi është se ai ende nuk ka fituar asnjë turne deri më tani. Një statistikë disi dëshperuese për numrin 2 në botë, që këtë vit ka si rezultatin e tij më të mirë finale e Australian Open.

Edhe pse kanë nisur ndeshjet në fushat me dhè sërish Nadal  nuk po triumfon. “Ky nuk është sinjal pozitiv, por nuk shqetësohem. Jam i sigurtë që në turneun e radhës do të jetë ndryshe. Unë nuk tërhiqem, pasi e ndjej që po përmirësohem nga turneu në turne”, tha Nadal, tashmë 33 vjec.

Tenisti spanjoll ka si objektivin e tij kyesor triumfin në grand slam të Roland Garros. Ndaj, pas dështimeve në Montekarlo e Barcelonë, spanjolli do të tentojë suksesin në Romë e Madrid, dy turne të tjerë Masters në fushat me dhè. “Do të më shërbejnë për të testuar sërish veten”, tha Nadal.

Jam në formë dhe e di që do të triumfoj. Pavarësisht se rivaliteti është i madh. Nuk më tremb asnjë rival dhe asnjë sipërfaqe. Thjesht nuk po arrij të shprehem ashtu si duhet, por nuk ka vend për panik. Jam i qetë pasi e di që japo maksimumin tim sa herë që luaj dhe së shpejti do të vijë fitorja e parë”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit