Shterpësi për 125-vjetor, Milani ngec kundër Genoas me tentativat e dështuara të Moratës

15 Dhjetor 2024
22:45
Telesport
back button

Milan-Genoa u mbyll në barazim pa gola. Skuadra e trajnerit Fonseca nuk ia doli përballë një kundërshtari të lehtë në letër, por të vështirë dhe intensiv në fushë.

“Djalli” ishte i detyruar të bënte një paraqitje të mirë dhe të fitonte në shtëpi, duke qenë se sot u celebrua 125-vjetori i themelimit të klubit.

Festa nuk shkoi deri në fund, me kuqezinjtë të cilët u treguan të paaftë për të gjetur një gol triumfi dhe për të lumturuar tifozët e pranishëm në “San Siro”.

Koreografia e tifozerisë ishte e shkëlqyer, por loja e skuadrës jo. Tentativat e Moratës ishin dështimi i radhës për “Djallin”. Spanjolli pati dy raste të shkëlqyera, madje një herë goditi me top tranversën, por pa rezultat.

Kjo ndeshje lë shije të hidhur te Milani, kur pritej një ngritje morali në një ditë të madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit