Shteti afrikan i kërkon Mike Tyson të bëhet ambasador i prodhimit të kanabisit për këtë vend

29 Nëntor 2021
12:28
Telesport
back button

Shteti afrikan i Malawi, ku kultivimi i kanabis për qëllime mjekësore është i lejuar, i ka kërkuar zyrtarisht ndihmë ish-kampionit të botës në peshën e rëndë, boksierit amerikan Mike Tyson, të bëhet ambassador i industrisë lokale të këtij vendi.

Malawi nuk mund t’ia dalë dot mbanë i vetëm në këtë sektor kaq kompleks dhe ka nevojë për një partner. Ne duam të emërojmë Mike Tyson si ambasador i sektorit të kanabis në Malawi”, ka shkruar në një letër publike Ministri i Bujqësisë së këtij vendi, në një letër të publikuar disa ditë më parë.

Mike Tyson është një kultivues i kanabis në vendin e tij, biznes me të cilin ka disa vite që merret. Ndërkohë që shteti i Malawi ka dy vite që ka vendosur të lejojë kultivimin e kësaj bime për qëllime mjekësore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit