Shtohen pretendentët nga Premier për Zaniolo, Mourinho kërkon mbrojtësin e United

12 Gusht 2022
12:27
Telesport
back button

Pas Tottenham edhe skuadra e Chelsea ka hyrë në garë për të marrë mesfushorin italian Nicolo Zaniolo, që luan në Serie A me Roma. Edhe pse përgjigjja e skuadrës italiane ka qenë negative, duke refuzuar 50 milionë euro nga Spurs, nga Premier League interesimi për mesfushorin është i madh.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e Chelsea është gati të kënaqë kërkesën e Roma, duke ofruar “cash” 50 milionë euro (Tottenham ofronte para dhe lojtarë). Nuk dihet nëse Roma do të pranojë këtë ofertë të dytë nga Anglia, ndërkohë që trajneri Jose Mourinho ka blinduar lojtarin, pasi e konsideron të pashitshëm.

Ndërkohë, nga Italia vjen lajmi se Roma po kërkon të sjellë në kryeqytet mbrojtësin suedez të Manchester United, Victor Lindelof. Ai nuk u grumbullua për ndeshjen e parë të United në Premier, ndaj mund të largohet. Trajneri Mourinho e njeh mirë, pasi e ka stërvitur tek United, ndaj synon ta sjellë te Roma, pasi ka nevojë opër një mbrojtës qendre të fortë e me përvojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit