Shtohen rastet me Covid-19 në Turin e Francës, njëri prej tyre garon i infektuar

13 Korrik 2022
12:12
Telesport
back button

Janë shtuar ndjeshëm rastet e çiklistëve pozitivë me Covid-19 në Turin e Francës. Pas tri rasteve të konfirmuara gjatë dy ditëve më parë: Norvegjezi Vegard Stakle Laengen (Uae) si dhe francezët Goeffrey Bouchard (AG2R Citroen) e Guillaume Martin (Cofidis), gjatë ditës së fundit janë zyrtarizuar edhe tri raste të tjera.

Njëri është noezelandezi George Bennett, që garon me ekipin e Uae. Ai kishte patur simptoma, kreu testin anti-Covid dhe rezultoi pozitiv, duke u pezulluar nga gara. Rasti i dytë konfirmuar sot është ai i australianit Luke Durbridge, që garon me BikeExchenge. Edhe ky i fundit ka braktisur garat, duke hyrë në izolim.

I treti është polaku Rafal Majka, që garon me Uae, skuadër që ka numrin më të madh të të infektuarve e ku garon edhe kryesuesi i Turit të Francës, slloveni Tadej Pogacar. Gjithsesi, ndryshe nga dy shokët e skuadrës që kanë braktisur turneun, Majka vijon të garojë, pasi testi ka evidentuar një rrezik të ulët të infektimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit