Shtohen shqiptarët te Bayern, drejt firmës talenti i Stuttgartit

15 Korrik 2019
16:29
back button

Stuttgart është në krizë totale pas rënies në Bundesligën 2 dhe sapo ka dhënë dorëheqjen edhe presidenti, ndaj lojtarët më të mirë po largohen. Jo vetëm në ekipin e parë, por edhe tek moshat ka eksod, sepse klubi nuk u ka dhënë besim të rinjve dhe një prej tyre, Leon Dajaku, ka preferuar të firmosë për Bayernin.

Tashmë 18 vjeç, Dajaku ishte një ndër lojtarët më të spikatur tek ekipi U19 i Stuttgartit sezonin e fundit (nënkampion dhe fitues kupe) dhe është stërvitur me ekipin e parë këtë muaj, por dëshiron një hap përpara në karrierë dhe ka përfituar Bayerni, që firmos edhe me një shqiptar, pas Meritan Shabanit.

Dajaku është futbollist i Gjermanisë U17 dhe U18, ndërsa Bayern e ndiqte prej kohësh. Sulmuesi do të bëhet pjesë e Bayern Munchen II, që është ngjitur në Ligën 3 gjermane, ndërsa do të stërvitet edhe me ekipin e drejtuar nga Niko Kovac.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit