Shtohet delegacioni kuqezi, në Olimpiadë edhe xhudisti Indrit Çullhaj

25 Qershor 2021
10:02
Telesport
back button

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të garojë për ngjyrat kuqezi edhe xhudisti Indrit Çullhaj.

Sportisti i peshës deri 66kg, ka marrë një ftesë nga organizatorët, duke rikthyer sportin shqiptar të xhudos në Olimpiadë. Çullhaj është një tjetër sportist që siguron pjesëmarrjen përmes ftesës.

Më herët, me ftesë kanë siguruar pjesëmarrjen Izmir Smajlaj (atletikë), Erkand Qerimaj (peshëngritje) e Manuela Delilaj (qitje). Ndërsa atletja Luiza Gega e ka siguruar kualifikimin me normë olimpike, ashtu sikurse shtangisti tjetër Briken Calja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit