Shtohet kaosi për Mbappe, emri i nënës së tij shfaqet në puçin ndaj lojtares së PSG

22 Shtator 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Sulmi i orkestruar nga Aminata Diallo kundër Kheira Hamraoui në fund të vitit 2021 ka filluar të zbulojë fajtorët në këtë rast. Gazeta “Le Parisien” ka detajuar këtë javë kronologjinë e ngjarjeve, të cilat tregojnë se si ish-lojtarja e PSG-së organizoi një sulm ndaj ish-partneres së saj për ta larguar atë nga mesfusha e kombëtares dhe skuadrës pariziene. Madje, mes emrave të përfshirë në këtë rast ka dalë edhe nëna e Mbappe, Fayza Lamari.

Sipas “Le Parisien”, Diallo dhe një agjent jozyrtar i ngarkuar me destabilizimin e seksionit të femrave të PSG-së, Cesar M., u ndjenë të paprekshëm kur iu afruan Fayza Lamarit. Nëna e Mbappé pranoi, në një deklaratë për “Le Parisien”, se e kishte takuar Diallo tri herë, por mohon çdo fushatë në favor të ish-lojtares së PSG-së për të zgjatur kontratën me parizienët, edhe pse ajo përmendi joformalisht me raste, gjithmonë pa interes, rinovimin e mundshëm të saj.

Në fakt, kompania që zotëron talentin nag Bondy, “Zebra Valley”, po bënte një dokumentar për të detajuar karrierën e Aminata Diallo, çka fillimisht ngriti dyshime te hetuesit e çështjes, por në fund nuk ka shkuar më tej. Pra, mbetet e dyshimtë lidhja e Fayza Lamar me agresorin e dyshuar të Hamraoui. “Zebra Valley” ndaloi prodhimin e dokumentarit, pasi mësoi përfshirjen e Diallo në sulmin ndaj Hamraoui.

Në fakt, një ish-gazetar i “L’Équipe”, që bashkëpunon me “klanin Mbappé”, ka pasur biseda me Aminata Diallo, në të cilat përmendet rinovimi i mesfushores franceze. Kjo bëri që hetuesit të dyshonin për një ndërmjetësim të mundshëm të Fayza Lamar, ndonëse e ëma e Mbappe mohoi çdo dyshim për “Le Parisien”. Ajo gjithashtu pranoi se nuk e përmendi, gjatë udhëtimit në Dubai (në prill) rinovimin e Diallo dhe se thjesht udhëtoi atje për të diskutuar zgjatjen e kontratës së djalit.

Nëse Fayza Lamari është shfaqur në sulmin e Diallo ndaj Hamraoui, djalit të saj i është dashur të merret këtë javë me një çështje të të drejtave të imazhit. Të hënën, ylli i PSG-së lëshoi ​​një deklaratë në të cilën refuzoi të merrte pjesë në aktivitetet komerciale të ekipit kombëtar francez, pasi federata, në radhë të parë, refuzoi të rishikonte konventën për të drejtat e imazhit që iu përmbahet lojtarëve ndërkombëtarë.

Më në fund, federata iu nënshtrua presionit të lojtarëve dhe premtoi rishikimin e kontratave të tyre sponsorizuese sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, ky modifikim ka gjeneruar reagimet e para negative në Francë. KFC, një nga sponsorët kryesorë të kombëtares franceze dhe një markë me të cilën Mbappé nuk dëshiron të lidhet për promovimin e ushqimit të padëshiruar, e ka quajtur “mut” qëndrimin e sulmuesit dhe, përveç kësaj, e ka cilësuar si një krizë rinore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit