Shtyllat i mohojnë fitoren Uruguait ndaj Koresë së Jugut, ndeshja e gafave mbyllet barazim (Pamjet)

24 Nëntor 2022
15:55
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur në barazim 0-0 Uruguai-Kore e Jugut, ndeshje e vlefshme për Grupin H të Kupës së Botës. Një barazim me shijen e humbjes për të dy ekipet, që nuk kanë arritur të shfrytëzojnë rastet e krijuara.

RASTI I HUMBUR NGA NUNEZ – VIDEO

Një nga këto raste ka ardhur në minutën e 22-të, me yllin e Liverpool-it, Darëin Nunez, që ka dalë huq nga një pozicon shumë i favorshëm në zonën e rreptësië.

RASTI I HUMBUR NGA HWANG – VIDEO

Në minutën e 35-të ka qenë momenti i koreanëve për të shpërdoruar një rast të artë për të shënuar. Ka qenë Hwang që ka dërguar topin jashtë në mënyrë të pabesueshme shumë afër portës.

Fati nuk ka qenë me Urugiain në minutën e 43-të, kur goditja me kokë e qendërmbrojtësit Diego Godin është ndalur nga shtylla.

SHTYLLA E GODITUR NGA DIUEGO GODIN – VIDEO

Në moshën 36 vjeç e 281 ditë, Godin është lojtari më i vjetër i Uruguait që luan në Kupën e Botës, duke thyer me dy ditë rekordin e mëparshëm të vendosur nga Obdulio Jacinto Varela nel 1954 (36 vjeç e 279 ditë).

Rezultati ka mbetur i pandryshuar në 45 minutat e dyta, me amerikanojugorët që kanë shkuar më afër golit në minutën e 81-të me një gjuajtje të bukur të Nunez, që ka përfunduar për pak jashtë.

RASTI I NUNEZ – VIDEO

Nëntë minuta më vonë, në të 90-ën, ka qenë Federico Valverde që ka kërcënuar portën e koreano-jugorëve, por edhe goditja e yllit të Real Madrid, ashty si ajo e Godin, ka përfunduar në shtyllë.

SHTYLLA E GODITUR NGA VALVERDE – VIDEO

Menjëherë pas këtij momenti, Koreja e Jugut ka shpërdoruar një mundësi të artë për të shënuar me Son, pas një gafe të bërë nga portieri Rochet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit