Shtypi anglez tremb Liverpool-in, jep lajmin e papritur

2 Prill 2020
15:51
Denis Hakanaj
back button

Jurgen Klopp duket se është kandidai numër një për të marrë vendin e Joachim Loë në drejtim të  Gjermanisë. Trajneri i Të Kuqve, sipas Mirror, po mendon për një aventurë të re. Pasi ka drejtuar klube të ndryshëm, trajneri gjerman mund të mendojë për një të ardhme në drejtim të kombëtares.

Klopp s’ka pak kohë që ka rinovuar kontratën me klubin anglez deri në 2024-ën, por fitorja e Champions League në sezonin e kaluar dhe ajo, për momentin vetëm në teori, e Premier Leagye në këtë sezon, mund ta shtyjën të mendojë për një të ardhme ndryshe.

Klopp do të ishte pasardhësi perfekt i Loë për ta kthyer Die Mannschaft te suksesi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit