Shtypi francez, i pamëshirshëm me PSG-në. Shpëton vetëm njëri

21 Tetor 2020
15:24
Denis Hakanaj
back button

Ajo e së martës ka qenë një mbrëmje për t’u harruar për Paris Saint-Germain, i mundur në shtëpi nga Manchester United.

Një hap mbrapa për një skuadër që vetëm dy muaj më parë luante në finalen e Champions League dhe që vinte nga pesë fitore radhazi.

Shtypi francez ka shpëtuar vetëm Keylor Navas, i vetmi që ka marrë notën 7 te L’Equipe dhe Le Parisien. Dhe nëse portieri është më i miri në fushë, atëherë…

Mbetje në klasë për treshen sulmuese Di Maria-Mbappe-Neymar që kanë koleksionuar nga një 4 në dëftesë te L’Equipe, ndërsa Le Parisien ka patur më pak mëshirë me një 3 për Di Maria-n dhe 3.5 për Neymar.

Më keq kanë shkuar gjërat për Florenzi-n: mbrojtësi i krahut i marrë nga Roma dhe që ka qenë një nga më të mirët të PSG-së në kampionat, të martën në mbrëmje ka marrë një 3 nga gazetarët francezë:

“Pritej shumë nga mbrojtësi i djathtë italian në një ndeshje të nivelit të lartë. Ka vuajtur shumë kundër Telles dhe nuk është parë kurrë në sulm. Gjë e pazakontë nga momenti i ardhjes së tij në Francë”, ka shkruar L’Equipe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit