Shtypi spanjoll tremb Bayern, paralajmëron largimin e yllit

18 Tetor 2019
17:15
Denis Hakanaj
back button

Robert Lewandowski kërkon të largohet nga Bayern Munich.

Lajmi i bujshëm  ka ardhur nga Spanja, me “Don Balon” që ka shkruar se sulmuesi polak ka shprehur dëshirën e tij për të ndryshuar ambient. Qendërsulmuesi, në fakt, do të donte ta mbyllte karrierën e tij te Real Madrid, klub që e ka kërkuar disa herë në të kaluarën.

Ky që sapo ka filluar është sezoni i shtatë radhazi i Lewandowski-t te Bayern, ku është transferuar në 2014-ën pas eksperiencës te Borussia Dortmund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit